Leicesteri dhe Man. City përballen për trofeun e parë të sezonit

Fituesit e Kupës FA Leicester City përballen me kampionët e Premier Ligës Manchester Cityn në një betejë për të siguruar trofeun e parë të këtij sezoni.
“Dhelprat” kanë arritur të ngrenë trofeun e njohur si Community Shield vetëm një herë, në vitin 1971, megjithëse dy fitoret e tyre në ”Wembley” në 2021 deri më tani, të dyja me të njëjtin rezultat 1-0, i kanë dhënë shumë besim kësaj skuadre para ndeshjes së sotme.
Delap, De Bruyne dhe Phil Foden janë mungesat e Pep Guardiolas për këtë ballafaqim, ndërsa trajneri i Leicester Cityt Brendan Rodgers do të jetë pa shërbimet e Evans, Fofanas, Justin, Mendyt dhe Castagnes.
Ndeshja fillon nga ora 18:15 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Leicester City: Schmeichel; Pereira, Ndidi, Soyuncu, Bertrand; Albrighton, Tielemans, Soumare, Barnes; Vardy, Iheanacho
Manchester City: Steffen; Cancelo, Dias, Ake, Mendy; Fernandinho, Gundogan, Palmer; Mahrez, B Silva, Edozie

Back to top button