“Lej albuminat”, AGK-ja dënon qasjen e Kurtit ndaj gazetares

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndaj gazetares së Klan Kosovës Arbëresha Uka.

“Asociacioni i Gazetarëve të  Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëresha Uka, gjatë një deklarimi publik.”

“Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”.”

AGK ka thënë se kjo është qasje e papranueshme e Kurtit ndaj gazetarëve dhe përpjekje për të minuar punën e tyre.

“Kjo është një qasje e papranueshme e  Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit.”

AGK shton se “sulme si këto të Kurtit, qeverisë dhe partisë së tij, kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve”.

 

Back to top button