Lekaj ankohet te ambasadori i Kosovës në Shqipëri për taksën rrugore

Lekaj e quan taksë të papërballueshme

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti sot Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku si temë diskutimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo që po cilësohet  e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit.

Sipas një komunikate për medie Lekaj potencoi edhe një herë se nuk është i pajtimit me këtë taksë të papërballueshme për standardin e Ksoovës.

“Ne si Ministri e Infrastrukturës i kemi marrë me shqetësim gjitha ato ankesa të qytetarëve të Kosovës, sa i përket tarifës rrugore të autostradës së Kombit. Ajo që mund të them, është se ne nuk jemi njoftuar paraprakisht dhe as nuk jemi konsultuar me Qeverinë shqiptare për këtë rast nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë zoti Gjiknuri”, tha Lekaj

Ndërsa ambasadori e njoftoi Lekajn lidhur me takimin e tij me ministrin e Infrastrukturës dhe energjisë Demian Gjiknuri, të cilit ia ka përcjellur letrën, dhe i ka kërkuar një takim në kohën më të shkurtër të mundshme për t’i trajtuar këto gjëra.​

Kujtojmë se tani qytetarët që hyjnë në Tunelin e Kalimashit do të paguajnë 5 euro për një drejtim./21Media

Back to top button