Lekaj: Ku mbeti premtim i Qeverisë 24 orë me drita?
Lekaj ka akuzuar edhe Kompaninë KEDS
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka mashtruar qytetarët e Kosovës teksa u ka premtuar këtyre të fundit furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike.
Lekaj ka akuzuar në llogarinë e tij në Facebook edhe Kompaninë KEDS, e cila sipas tij po mashtron qytetarët me ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për kinse përmirësimin e rrjetit.
Ai madje ka kërkuar edhe ndërprerjen e kontratës me këtë kompani.
“KEDS, mos mashtroni që jeni duke punu në përmirësimin e rrjetit, ku mbeti premtim i Qeverisë 24 orë me drita, a spo ju vjen marre ne kete kohe Qytetaret e Kosovës pa Rrymë? Turp, Turp, Turp. Duhet urgjentisht te nderpritet kontrata me Kedsin”, shkruan Lekaj në Facebook.