Nesër shuhen të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë në veri

Gashi: Në rast se nuk zbatojnë urdhërat pasojnë masat ligjore

Nesër përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit. Në rast se këta operatorë nuk e ndërprejnë fushveprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre. Këtë lajm e bëri të ditur, drejtori i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi në intervistën për RTV 21. Gashi njoftoi edhe për mbarëvajtjen e procesit të hyrjes në fuqi të kodit të ri tefonik +383. Intervistën e realizoi gazetarja, Liridona Xhemajli./21Media

Back to top button