Lekaj: Ramushi është arrë e fortë

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj çasjes së kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ndaj kreut të partisë Ramush Haradinaj.
Lekaj ka thënë se e gjithë kjo po bëhet për të zhvendosur vëmendjen nga keqmenaxhimi i Qeverisë Kurti.

Poashtu Grupi Parlamentar i AAK-së  kanë reaguar ndaj akuzave të Konjufcës se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mund të përfundoj në Prokurori përshkak të korrupsionit.
Ata kanë hedhur poshtë çdo pretendim se Haradinaj ka pasë probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion./21Media

 

Back to top button