Lekaj: S’kam nënshkruar asnjë kontratë për tenderin për mirëmbajtjen e urave

 
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi se tenderi për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës ishte nënshkruar në kohën kur ai drejtonte këtë dikasteri.
Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë siç është parashkruar nga Durmishi.
“Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç̧ është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka thënë se deklaratat e Durmishit janë tendencioze./21Media

 

Back to top button