Lekaj tregon se kur do të përfundojë zgjerimi i rrugës Prishtinë – Gjilan

Projektit po i vije fundi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj të dielën ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës N25.2, në hyrje të Prishtinës, rrugë e cila sipas ministrit Lekaj do të përfundojë deri më 10 shtator të këtij viti.

Ministri Lekaj ka thënë se ky është edhe një nga projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në tërë vendin.

“PO NDODH TANI! Asfaltimit të rrugës së “Gorenjes”, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi. E tëra do të përfundoj deri më 10 shtator. Ju dëshiroj të diele relaksuese!”, ka shkruar Pal Lekaj në “Facebook”./21Media

Back to top button