Nis asfaltimi në rrugën e Veternikut

Zëvendësministri inspekton punimet

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, nën shoqërimin e këshilltarit Fatos Mani, si dhe inspektoriatit të MI-së, kanë inspektuar sot punimet në rrugën e Veternikut, me ç’rast kanë njoftuar për gjendjen aktuale të punimeve në këtë rrugë.

“Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, për mbarëvajtjen e ecurisë së punës në këtë segment rrugor, zëvendësminstri Kadriu ka bërë të ditur se problemet e mëhershme, të cilat e kanë lënë peng këtë projekt deri më tani, siç ka qenë shembja e murit dhe probleme të tjera të natyrës së shpronësimit, tanimë janë tejkaluar dhe ka filluar asfaltimi i shtresës së parë të bito-zhavorit”, thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria e Infrastrukturës.

Njëkohësisht, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar që ky segment rrugor të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur.​/21Media

Back to top button