Lekajt nuk ia kthen letrën homologu i tij shqiptar

Ministri Lekaj i ka shkruar letrë zyrtare homologut të tij Damian Gjiknurit, por ky i fundit nuk i është përgjigjur

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj është takuar me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi ku e informoi se nuk ka marrë përgjigje nga homologu i tij Damian Gjiknuri për tarifën e rrugës së Kombit.

“Diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër. Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë. Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithmbarshëm”, shkruan Pal Lekaj në “Facebook”.

Kujtojmë se para disa ditësh u protestua kundër taksës rrugore prej 5 euro vetëm për një drejtim./21Media

Back to top button