Lënda “Edukimi për Siguri”, pjesë e kurikulave shkollore!

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua vendimi për Koncept- Programin Edukativ për nxënësit e klasëve të 11-ta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ” Edukimi për siguri”, i cili është koncept i inicuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
“Të rinjtë dhe fëmijët tanë duhet të mësojnë historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë. “Edukimi për Siguri” është mënyra më e mirë për t’i edukuar ata” ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Koncepti-projekti do të konkretizohet në Planprogram bashkëkohor dhe do të fillojë të implementohet nga viti 2023./21Media

Back to top button