Dënimi i Salih Mustafës, Mehaj e quan të padrejtë Gjykatën Speciale

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka quajtur të padrejtë  Gjykatës Speciale e cila Salih Mustafën e dënoi me 26 vjet burg.
Mehaj këto deklarata i ka bërë ne konferencën e tij përmbyllëse të fund vitit. Ai ka thënë se viti 2022 ishte vit i zhvillimit të fuqishëm të kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
“Sukseset i dedikohën të gjithë ushtarakëve të FSK-së, por kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me media në pasqyrimin e punës tonë. Tani vazhdojmë për të ardhmen në koordinim të plotë me aleatët tanë. Gjithçka që ndërtojmë është në bashkëpunim me aleatët tanë. Kemi objektivat e njëjta që janë kyçe dhe janë në përputhje me sigurinë tonë”, ka thënë Mehaj.
Ai po ashtu ka thënë se janë në hartim të ligjit për ushtarët rezervë që është shumë i rëndësishëm që me kohë do të bëhet publik.
“Një prej fokuseve të FSK-së dhe MM-së është rritja e numrit të grave dhe vajzave ushtarake, tash kemi pjesëmarrjen e 1,44 për qind të grave dhe i ftoj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëhen pjesë e FSK-së për t’i shërbyer atdheut”, ka deklaruar Mehaj./21Media

Back to top button