‘Lëndim i rëndë trupor’ në Mitrovicë, dy të arrestuar
Policia sot ka informuar se janë arrestuar dy persona në Mitrovicë për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Sipas policisë, pas intervistimit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
“Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.”, ka informuar policia.
Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’./21Media