Lëndohen 4 persona nga një aksident trafiku në Komoran

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur djr në Komoran, raporton Policia e Kosovës.

Dy nga këta persona kanë pasur lëndime të rënda trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është rrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona” thuhet në raportin e policisë. /21Media

Back to top button