Lëndohen tre persona pas përleshjes me thika

Tre persona janë lënduar pas një përleshje me thika që ka ndodhur sonte pas orës 22:00, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Me rastin po merret policia”, ka thënë Gashi./21Media
 

Back to top button