Lëndohet Ibrahimoviq

 

Momentalisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Juventusit e Milanit, ku ky i fundit është ende në epërsi.

Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 75’, ku rezultati momental është 1:0.

Pjesa e dytë ka sjellë probleme për skuadrën e Milanit, lojtari i së cilit Zlatan Ibrahimoviq pësoi një lëndim në minutën 66, dhe u zëvendësua nga Ante Rebiq.

Ibrahimoviq u pa teksa largohet drejt zhveshtores, ku edhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen deri në fund. Pas lojës mund të mësohet nëse është çdo gjë në rregull, apo bëhet fjalë për diçka më serioze për suedezin.

Back to top button