Lëndohet një punonjës i ekuipazhit të aeroplanëve në Prishtinë

Një shtetas i huaj, pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanëve, është lënduar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë,
Sipas Policisë, rasti të ketë ndodhur të dielën rreth orës 13:00, gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.
“Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së KosovAs.
Rasti është iniciuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./21Media

Back to top button