Lëndohet një ushtar gjatë kontrollit të armëve në kazermë

Një ushtar nga kazerma “Ilinden” dje është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Maqedoninë e Veriut, pasi është lënduar nga kolegu i tij, kumtoi MPB-ja.
“Dje rreth orës 14:50 në SPB Shkup është raportuar se në kazermën “Ilinden” në Shkup lëndime ka marrë B.T. (45) nga Zletova dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për dhënien e ndihmës mjekësore, theksohet në buletinin e sotëm të policisë.
Sipas raportit, ai ka pësuar lëndim gjatë dorëzimit të turnit dhe kontrollit të armës nga një person tjetër ushtarak, kur arma ka qëlluar në dysheme, ndërsa një pjesë e rikoshetit të dyshemesë e ka goditur në këmbë.
Nga ana e Policisë Ushtarake është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup. Punohet në ndriçimin e rastit./TV21

Back to top button