Lëndohet ylli i Arsenalit

Lajme jo të mira për liderin e Premier Ligës, Arsenalin, pasi që Kombëtarja e Brazilit e ka konfirmuar se mbrojtësi Gabriel është tërhequr nga grumbullimi për ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Bashkëlojtari i Gabriel te Arsenali, Gabriel Martinelli veçse është zëvendësuar në skuadrën e Dorival Junior për shkak të lëndimit që e pësoi kundër Sheffield United, dhe tani Gabriel është bërë ylli i fundit i Arsenalit që largohet nga grupi, për shkak të një lëndimi.

Lajmi u konfirmua sot nga Federata e Futbollit Brazilian, me trajnerin e Brazilit që e zëvendësoi Gabriel me mbrojtësin e Juventusit, Bremer për miqësoret e këtij muaji kundër Anglisë dhe Spanjës.

Ky nuk është lajm i mirë për Arsenalin, i cili po shpreson që lëndimi i Gabriel mos të jetë serioz. Arsenali përballet me Manchester Cityn në Premier Ligë më 31 mars, përballja kjo e parë pas ndeshjeve me kombëtare.

Back to top button