Lëndohet ylli i Chelseat

Ylli i Chelseat Carney Chukwuemeka ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes kundër West Ham United të dielën në kuadër të javës së dytë të Premier Ligës.

Mesfushori ofanziv iu nënshtrua një operacioni të cilin e ka kryer me sukses dhe tani ka nisur fazën e rikuperimit, ka njoftuar klubi londinez.

Chukwuemeka shënoi golin e vetëm të Chelsea në humbjen 3-1 nga West Ham United, ndërsa u lëndua në minutën e 46’ të ndeshjes.

Back to top button