Arrestohet një person, policia i gjeti drogë, armë e fishekë

Një person është arrestuar në rrugën “Besnik Restelica” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime me peshë 12.4 gram me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Policia bënë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 68.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, tre peshore digjitale, një pistoletë me 7 fishekë, dy grinder për bluarjen e marihuanës, një telefon celular dhe 150 euro para të gatshme.

Gjatë operacionit policor në vendngjarje është paraqitur edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button