Lëndoi këmbën Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për disa ditë do të qëndrojë larg zyrës së tij, për arsye shëndetësore.
Këtë e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në konferencë për media.
“Kryetari prej sot, e ditëve të tjera, nuk do të jetë në Kuvend në vendin e tij të punë, për arsye shëndetësore. Ai ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandimin e mjekut do të duhet të qëndroj në shtëpi, në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, tha deputetja./21Media