Lëndoi tre policë, 48 orë ndalim për të dyshuarin
Një person u shoqërua në Polici, sepse sulmoi tre policë dje në Prizren. Siç informoi sot Policia, në konsultim me Prokurorin e shtetit, të dyshuarit iu shqiptua masa e ndalimit për 48 orë.
Sipas Policisë, tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësor në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit u liruan për në shtëpi.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Stacionit Policor Prizren me datën 10.10.2022 ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit.
Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë. Me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër. I dyshuari eshte ndaluar nga njesitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren. Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e nadlimit për 48 orë.”, bëri të ditur Policia.
Në vendin e ngjarjes doli njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren, të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili urdhëroi që të iniciohet rast për veprën penale ,,Vrasje në tentativë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’./21Media