U furnizuan me derivate dhe ikën pa paguar

Sot në orët e hershme të mëngjesit në një pompë të derivateve në fshatin Tërnafc të Skenderajt, një automjet ishte shërbyer me një sasi të derivateve dhe ishte larguar pa paguar.
Policia i është përgjigjur rastit dhe pasi kishte marrë përshkrimin e të dyshuarve dhe automjetit, pas një ore ka arritur të identifikojë dhe ta ndalojë automjetin në të cilin kishin qenë tre persona të dyshuar. F.M, 24 vjeçar, E.A. 18 vjeçar dhe K.R., 17 vjeçar, që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.
“Të tre personat janë dërguar në Stacionin Policor ku janë intervistuar në lidhje me rastin ndërsa gjatë intervistimit ka rezultuar se personi F.M, ishte i dyshuar edhe për veprën penale “Vjedhje e targave”, rast i raportuar në Skenderaj me datë 10.10.2022. I dyshuari ka pranuar se targat e vjedhura i kishin vendosur në automjetin me të cilin kishin marrë derivate dhe ishin larguar pa paguar”, ka thënë Policia.
Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Vjedhje e shërbimeve”, ndërsa të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button