Lënduan pesë zyrtarë policorë, arrestohen katër azilkërkues

 

Janë arrestuar katër persona, shtetas të huaj azilkërkues pasi kishin tentuar të futeshin me forcë dje në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se gjatë përpjekjeve për të mos u lejuar hyrja e tyre në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe po ashtu edhe azilkërkuesit.

“ Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button