Trafikonin fara kanabis sativa

 

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë me 4000 fara kanabis sativa dhe 140 doza të së njëjtës lëndë narkotike.

Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë Kole Ksolla, 25 vjeç dhe Julian Muhja, 43 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës cannabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e 25 vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës kanabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike kanabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro./oranews

Back to top button