Leonardo DiCaprio sërish në mbrojtje të Vjosës

 

 

Aktori Leonardo DiCaprio, sërish i ka dalë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.

Përmes një postimi në Instagram, DiCaprio ka ndarë pamje të lumit, ndërsa nxiti autoritete shqiptare ta krijojnë sa më shpejt Parkun Kombëtarë Vjosa.

“Javën e kaluar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun Kombëtar të Vjosës tani. Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1 mijë e 100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit”, ka shkruar ai.

Aktori e përfundoi shkrimin e tij duke i kërkuar ndjekësve të tij që të shpërndajnë sa më shumë videon dhe t’i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi të bëjnë të njëjtën gjë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button