Vritet nga Policia kushëriri i Pharrell Williams

 
 
Pharrell Williams, këngëtari i njohur amerikan, ka pranuar se kushëriri i tij ishte i armatosur kur u vra nga policia në Virginia në fundjavë.
25 vjeçari Donovon W. Lynch, u vra të premten prej të shtënave pas një ndërhyrjeje të policisë në një festë kaotike në bregdetin e Virginia Beach, ka thënë zëdhënësja e policisë Jennifer Cragg, duke shtuar se viktima mbante një pistoletë në dorë.
Në një tjetër incident me armë aty pranë, humbi jetën aktorja e re amerikane Deshayla ‘Shay’ Harris, siç besohet nga një ‘plumb qorr’.
Pharrell, këngëtar fitues i çmimit Grammy iu bashka thirrjeve për drejtësi duke shkruar: “Këto humbje jete janë një tragjedi e pamasë. Kushëriri im Donovon u vra nga policia. Ai ishte një dritë shkëlqyese që gjithmonë ndihmonte të tjerët. Është kritike që familjet e viktimave të kenë transparencë, ndershmëri e drejtësi”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pharrell Williams (@pharrell)

Back to top button