Leonardo DiCaprio shihet në shoqërinë e modeles 23 vjeçare

Aktori Leonardo DiCaprio tashmë njihet edhe për lidhjet me gra 25 vjeç e më të reja.
Ai së fundmi u kap nga kamerat nën shoqërimin e modeles 23 vjeçare, Victoria Lamas.
Dalja e aktorit dhe 23-vjeçares vjen pasi ai dhe Gigi Hadid , 27 vjeç, bënë bujë me një romancë të përfolur.
Fituesja e çmimit Oscar dhe vajza e Lorenzo Lamas u panë duke hipur në një makinë së bashku jashtë The Birds Street Club.
Sipas dëshmitarëve, Leo është parë duke qeshur dhe duke kaluar një kohë të mirë bashkë me të.
Pavarësisht takimit të tyre, një burim i afërt me ta i tha Page Six se Lamas dhe DiCaprio nuk po takohen.
“Të dy ishin ulur (jo pranë njëri-tjetrit) në një darkë të madhe grupi. Atyre iu bashkuan edhe një numër personash të tjerë në makinë”, tha burimi./21Media