Leonora lë karkalecat e Shqipërisë për përpeq Drenice

Këngëtarja Leonora Jakupi jo rrallë herë ka shfaqur publikisht dashurinë e saj për vendlindjen e traditat.
Kësaj radhe përmes gatimit ajo ka treguar fuqishëm këtë pjesë të saj. Leonora e cila aktualisht është në Shqipëri ka gatuar përpeq Drenice, e  siç shihet në fotografinë e publikuar nga vet këngëtarja në Insastory gatimin e ka shoqëruar edhe me çaj të zi, shkruan portali rtv21.tv
Leonora madje ka ironizuar duke thënë se nuk publikon karkaleca me filterin Vogue, por përpeq Drenice.

Ajo i ka bërë ftesë publike këngëtares dhe mikes së saj, Johna Sopit për të provuar gatimin e saj.
E kur jemi te traditat këngëtarja ditë më parë ka publikuar një fotosesion ku shfaqet në veshje tradicionale. /21Media

Back to top button