Mot me temperatura të larta nesër në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të dielen parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsiusm, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
”Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP , që nga ora 9-17 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse( ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kunder rrezeve të diellit)”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./21Media
