Kaloni te përmbajtja kryesore

Letra e Krasniqit, LDK: Ia kemi kthyer përgjigjen ideatorit Albin Kurti

Pas njoftimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, se përmes një letre drejtuar partive politike iu ka theksuar atyre nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, LDK ka treguar qendrimin e saj karshi kërkesës së Krasniqit.

Kjo parti e ka quajtur kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ideator të nismës për zgjedhje të parakohshme.

“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit”, thuhet në përgjigjen LDK-së portalin rtv21.tv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi njoftoi se u ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në të cilën siç tha ai, ritheksoi qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button