Lëvizja në Evropë, Mitsotakis propozon çertifikatë vaksinimi

 

 

Propozimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili një ditë më parë, përmes një letre dërguar presidentes së BE, Ursula von Der Leyen, kërkonte pajisjen e çdo qytetari europian me te ashtuquajturën certifikatë te vaksinimit, po bën shumë bujë edhe në mediat e mëdha në Evropë.

Sipas Mitsotakis, edhe pse Greqia “nuk do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm ose kusht për te udhëtuar, personat që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë, ndërsa kjo certifikatë vaksinimi do të sigurojë gjithashtu një nxitje pozitive për të inkurajuar te gjithë të vaksinohen”.

Sipas gjermanes “Bild”, ky propozim sjell ne vetvete një pasaportë për një jetë normale ne periudhën e pandemisë dhe kopje e propozimit Mitsotaki u është dërguar 26 vendeve anëtare me synimin të shqyrtohet ne Samitin e e BE që mbahet më 21 janar.

Sipas portalit SchengenVisaInfo.com, krijimi i një lloji pasaporte të vaksinimit kundër COVID-19 është diskutuar kohët e fundit edhe nga Danimarka.

Ndërsa ideja po fiton terren në disa shtete te BE, ku mbi 500.000 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 dhe qindra miliona të tjerë përballen me kufizime të reja nga vala e dytë e pandemisë, kundërshtarët e propozimit brenda bllokut, argumentojnë se një certifikate e tillë do të rrezikonte të drejtat themelore të evropianëve./oranews

Back to top button