Lëvizja “Tani Evropa”, fituese e zgjedheve në Malin e Zi

(Lajm i përditësuar)

Nga rezultatet e numërimit të votave në zgjedhjet e Malit të Zi del se Lëvizja “Tani Evropa”, e presidentit Jakov Milatoviq, është fituese e zgjedhjeve parlamentare atje, që ka arritur t’i marrë 26 për qind e votave. Kjo lëvizje kandidat për kryeministër e ka Milojko Spajiqin.

Tutje renditet koalicioni “Së bashku” e përbërë nga (DPS-SD-LP dhe DUA), që ka 23 për qind.

Në vendin e tretë është “Për të ardhmen e Malit të Zi” me 15.1 për qind.

Koalicioni mes Lëvizjes “Ura” të kryeministrit aktual Dritan Abazoviq, dhe demokratëve të Aleksa Beçiqit, i kanë 13 për qind.


​Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Mal të Zi

Qendra e monitorimit shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Mal të Zi.

Këto janë rezultatet në 65 për qind të votave të numëruara, ku më së shumti vota ka marrë Lëvizja Evropa Tani, e ndjekur nga aleanca “Së bashku” dhe aleanca “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

KSHZ konfirmoi 15 lista që morën pjesë në zgjedhjet e sotme.

– Partia boshnjake – 7 për qind – 6 mandate parlamentare

– Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,5 për qind – një mandat

– “Drejtësia për të gjithë” – 2.7 për qind – pa mandat

– “Për ty” (PKSH dhe Demos) – 3.5 për qind – tre mandate

– Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1.2 për qind – pa mandat

– Aleanca Shqiptare – 1.3 për qind – një mandat

– Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind – pa mandat

– Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat

– “Po. Mund ta bëjmë për Malin e Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat

– “Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,2 për qind – 21 mandate

– “Lëvizja Evropa Tani” – 25,5 për qind – 23 mandate

– “Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.2 për qind – pa mandat

– “Guximi vlen” (Demokratët dhe URA) – 12,5 për qind – 11 mandate

– Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 15.5 për qind – 14 mandate

– Forumi Shqiptar – 1.9 për qind – një mandat.

 


Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi

Në Mal të Zi ka përfunduar votimi për zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë. Në zgjedhje morën pjesë 15 lista. Kurse, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00.

Koalicioni i Demokratëve dhe URE bëri të ditur se sipas të dhënave të tyre, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 19:00 ishte 50,41 për qind.

Gjatë ditës nuk është raportuar ndonjë parregullsi gjatë votimit.


Mbi 50 % dalja në zgjedhje në Mal të Zi

Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga rikthimi i pavarësisë, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë. Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista. Qendrat e votimit janë të hapura në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Koalicioni i Demokratëve dhe URE bëri të ditur se sipas të dhënave të tyre, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 19:00 ishte 50,41 për qind.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi deri në orën 18 votuan 45.5 për qind e votuesve ose rreth 246.8 mijë qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Sipas të dhënave të kësaj organizate joqeveritare, deri në orën 18:00 në veri të Malit të Zi kanë votuar 50,2 për qind, në pjesën qendrore 47 për qind dhe në jug 37,4 për qind.

Back to top button