Lewa prezantohet zyrtarisht te Barça

Robert Lewandowski është edhe zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore te gjiganti katalanas, për t’i bashkuar aty nga Bayern Munichu.
Bavarezët në anën tjetër kanë përfituar 50 milionë euro nga shitja e Lewandowskit që kishte edhe një vit kontratë të mbetur.
Sulmuesi do të fitojë nëntë milionë euro në sezon te Barcelona, derisa do të ketë edhe bonus.
Kontrata e vlefshme e Lewandowskit te Blaugranasit është deri në vitin 2026./21Media

Back to top button