Dy avionë u përplasën në ajër, 4 të vdekur

Një përplasje në ajër mbi Aeroportin e Las Vegasit të Veriut ka lënë katër të vdekur, thotë policia, pasi dy avionë u përplasën në mënyrë të pashpjegueshme duke mos lënë të mbijetuar.
Përplasja ndodhi rreth mesditës të së dielës, pasi dy avionë me një motor secili me dy persona u përplasën mbi një pistë aktive, transmeton rtv21.tv.
Njëri prej avionëve u rrëzua në një fushë në lindje të pistës ndërsa tjetri ra në një pellg të mbajtjes së ujit.
Zyrtarët thonë se njëri prej avionëve ishte duke u përgatitur për t’u ulur kur u godit nga avioni tjetër me shpejtësi të lartë, duke bërë që të dy të shpërthyen në flakë./21Media

Back to top button