Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich

Koha e sulmuesit me gjigantët gjermanë është afër përfundimit. Robert Lewandowski nuk do të rinovojë kontratën e tij me Bayern Munich, konfirmon goal.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit është deri në fund të sezonit të ardhshëm, por ai tashmë ka vendosur që dëshiron të largohet nga klubi dhe mund të shitet para se t’i skadojë kontrata, transmeton rtv21.tv.
Lewandowski ka qenë shumë i lidhur me Barcelonën në muajt e fundit, edhe pse asnjë marrëveshje nuk është përfunduar ende.
Që nga 12 prilli, saktësisht një muaj më parë, Bayern Munich ishte i bindur se do të siguronte një marrëveshje të re për Lewandowski.
Por shpejt u bë e qartë se diçka nuk shkonte.
Mes raporteve se Lewandowski ishte i pakënaqur me mungesën e progresit në bisedimet me klubin, ai doli publikisht me pakënaqësinë e tij në të njëjtën ditë që Bayern Munich fitoi titullin e Bundesligës./21Media

Back to top button