Për Lewandowskin ky lojtar është favorit për ta fituar Topin e Artë

Robert Lewandowski mendon se Lionel Messi është në pozicionin më të mirë për të fituar Topin e Artë 2023, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës.
Kapiteni argjentinas fitoi pesë çmime lojtari i ndeshjes në shtatë paraqitje dhe e përfundoi turneune Katarit me shtatë gola dhe tre asistime, duke përfshirë një dygolësh në finale në rrugën drejt fitores ndaj Francës në penallti.
Messi nuk u nominua për Topin e Artë 2022, por pasi ngriti Kupën e Botës për herë të parë, Lewandowski është i bindur se superylli i Paris Saint-Germain pretendon një çmim të tetë me rekord.
“Ndoshta është një lojtar më shumë që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Kupë Botërore që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon dhe Leo tani është në pozitën e parë me siguri për shkak të çfarë ka arritur që do të thotë gjithçka për të. Ai tani mund ta shijojë atë”, tha Lewandowski.
Lewandowski nuk e ka fshehur entuziazmin e tij lidhur me lajmet se Messi mund të rikthehet në Barcelonë.
“Ai tani është futbollisti që çdo sulmues do të ëndërronte të luante përkrah tij”, u shpreh më tej Lewandowski./21Media

Back to top button