Vajza mohon se ka vrarë 16-vjeçarin, thotë se janë të implikuar edhe dy persona
E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Novosella gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë ka mohuar veprën, përcjell TV21.
Aipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17-vjeçe ka thënë se janë implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar.
“Brenda fazës së filluar hetimore, e dyshuara e mitur A.I dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmijë, prokurorit, punonjësve social dhe prindit të fëmijës me ç’rast e mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes te k i mituro B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstantohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar. Besojmë që prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes, sigurimit të provave do të arrijë të bëjnë zbardhjen e rastit dhe kryrësit të vertëtë të veprës penale dhe të vihet para drejtësisë, Njëkohësisht në emër të familjes edhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime për humbjen e të riut familjarëve edhe shokëve të klasës. Për hirë të zbardhjes se rastit lus faktorët relevant që të respektojnë prezumimin e pafajësisë të klientit që përfaqësoj unë”, tha avokati i vajzës së mitur Ibrahim Bajrami./TV21