Lewandowski: Unë nuk kam mbaruar ende

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski thotë se nuk ka mbaruar ende kur u pyet nëse Erling Haaland mund ta mposht atë në trofe sezonin e ardhshëm.
“Sezoni është shumë i gjatë. Për mua është gjithashtu një kapitull i ri me Barcelonën dhe që nga dita e parë, ndihem shumë mirë në këtë klub. E shoh se është aty për mua, sfida e madhe. Ndjehem shumë mirë, e shoh që me shokët e mi të skuadrës kemi një potencial kaq të madh. Kam mundësi të shënoj shumë gola dhe jam i sigurt se së bashku po punojmë për këtë. Ky është futbolli. Duhet të jesh gjithmonë gati. E di që po vjen edhe kompeticioni i ri, por unë jam ende këtu dhe nuk e kam thënë ende fjalën e fundit”, tha ai.
Lewandowski e ka filluar sezonin 2022-23 në formë tipike produktive me Barcelonën, duke shënuar 14 gola në 13 ndeshje për skuadrën e Xavi.
Megjithatë, Haaland është përshtatur pa probleme me jetën në Angli dhe ka shënuar 20 herë për klubin e tij të ri në të njëjtën sasi ndeshjesh./21Media

Back to top button