Liam Payne dhe Maya Henry i japin fund romancës së tyre

Lidhjet e dashurisë së këngëtarit Liam Payne duket se po shkojnë në disa drejtime.
Ditë më parë, fotografi të tij me një grua u bën u shpërndan gjithandej në rrjete sociale, gjë që ka bërë qe edhe tashmë ish e fejuara e Payne, Maya Henry të reagojë.
Duket se asaj s’i kanë pëlqyer shumë fotografitë, madje është befasuar nga ajo që ka parë.
“I dua fansat të gjithë, por ju lutem mos më dërgoni këto fotografi të të fejuarit tim kapur me një grua tjetër”, u shpreh ajo.
Liam kishte konfirmuar ndarjen nga Maya kohë më parë, pasi ishte raportuar se çifti po kalojnë një krizë.
“Liam dhe Maya nuk janë më bashkë, ata u ndanë një muaj më parë. Komentet e Mayas që i referohen Liamit si i fejuari i saj janë të pavërteta”, tha një burim./21Media

Back to top button