U arrestua Ismail Morina, Policia jep detaje

Ismail Morina është vënë në pranga sot në pikën kufitare Morinë.
Lajmi është bërë i ditur fillimish nga mediat më pas policia ka dhënë informacionin zyrtar.
Morina është arrestuar gjatë verifikimeve në pikën kufitare pasi rezultonte person në kërkim nga Policia e Durrësit, shkruan vizionplus
“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, ka informuar Policia.
Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.

Back to top button