Liam Payne thotë se ka shumë arsye pse nuk i pëlqen Zayn Malik

Liam Payne ka thënë ca fjalë për ish kolegun, Zayn Malik.
Dikur në një grup muzikor bashkë, e sot duket se nuk janë as miq.
28 vjeçari ka thënë se ka shumë arsye pse nuk i pëlqen Malik.
Tensionet në grup u rritën në vitin 2015 kur Malik vendosi të largohej dhe të mos ishte më pjesë e grupit.
“Para se kjo të thellohet, ka shumë arsye pse Zayn nuk më pëlqen, por ka gjithashtu shumë arsye pse do të jem gjithmonë në anën e tij.
Në vitin 2010 u krijua grupi muzikor, One Direction pjesë e të cilit ishin Harry Styles, Zayn Malik, Liam Payne, Niall Horan e Louis Tomlinson.
Por, gjërat morën rrjedhë tjetër kur Zayn vendosi të largohej nga grupi në mars të vitit 2015./21Media

Back to top button