Kaloni te përmbajtja kryesore

Libani shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut

 

Kabineti i Libanit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut për një periudhë dyjavore pas shpërthimit të së martës që shkatërroi pjesën më të madhe të portit të qytetit. Nga shpërthimi u vranë të paktën 113 persona dhe rreth katër mijë janë plagosur.

Kabineti gjithashtu ra dakord të vendosë në arrest shtëpie të gjithë zyrtarët e portit të Bejrutit që janë marrë me dopozitimin e mallrave dhe me sigurinë që nga viti 2014. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga burime ministrore.

Nuk është e qartë se sa zyrtarë do të përfshihen ose të cilit nivel do të jenë ata.

Arresti shtëpiak do të jetë nën mbikëqyrjen e ushtrisë, derisa të përcaktohet se kush e mban përgjegjësinë për shpërthimin e madh të së martës, thanë burimet.

Megjithëse shkaku zyrtar i shpërthimit është i panjohur, Presidenti libanez Michel Aoun në një postim në Twitter tha: “Unë nuk do të jem i kënaqur derisa ta gjejmë personin përgjegjës për atë që ndodhi dhe ti japim dënimin më të rëndë, sepse është e papranueshme që një dërgesë e nitrat amonit që vlerësohet se peshonte 2750 tonë të ketë qenë e pranishme për 6 vjet në një depo pa marrë masa parandaluese për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.”

Ngarkesa 2,750 tonëshe ruhej në port pas konfiskimit nga një anije në vitin 2013 dhe besohet se shpërtheu pas një zjarri që kishte nisur aty pranë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button