Ismaili: Zemaj me vendimin për barnat rikthen krimin dhe korrupsionin në shëndetësi

Ismaili: Zemaj me vendimin për barnat rikthen krimin dhe korrupsionin në shëndetësi

Reagoi sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili duke e quajtur skandaloz vendimin e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj për çmimin e barnave në Kosovë. Në një konferencë për media, Ismaili ka thënë se ky akt e rikthen krimin në shëndetësi, u shërben disa individëve dhe e varfëron popullin. Tha se krijimi i një ekipi të ri është vetëm një blerje kohe, e cila do të mund të shfrytëzohet nga kompanitë për abuzim me çmimet e barnave./21Media