Liberalizimi i vizave, mund t’i vizitoni vendet e Evropës, por jo edhe të punoni atje

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari mund të lëvzin pa viza në zonën Schengen, kjo pasi që Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Por, heqja e vizave bëhet vetëm ë për motive turizimi, kontakte pune, binesi, aktivitete kulturore dhe viza familjare, pra qëndrimi në vendet Schengen është maksimalisht 90 ditë duke mos pasur të drejtë pune.

Vendet e zonë s Schengen janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Islanda, Italia, Letonia, Lichtenshtejn, Lituania, Luksemburg, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.

Për të qëndruar përtej afatit 90 ditor për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë të tipit D). Pajisja me vizë D garanton marrjen e lejes së qëndrimit, për qëndrim afatgjatë./21Media

Back to top button