Hovenier dënon sulmin në kishën në Prizren

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse.

Hovenier ka thënë se ata biseduan edhe për liritë fetare.

“Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejta fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka shkruar Hovenier.

Hovenier ka dënuar sulmin ndaj kishës ortodokse “Shën Pantelia” në Prizren.

“Kam shfrytëzuar tastin të dënoi incidentin shqetësues të zjarrvënies që kishte shënjestruar Kishën Ortodokse serb të ‘Shën Pantelisë’ në Prizren gjatë festës së Pashkëve ortodokse. Hovenier u ka bërë thirrje autoriteteve të hetojnë plotësisht këtë krim dhe të sjellin fajtorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier në Twitter./21Media

Back to top button