Liberalizmi i vizave për Kosovën të enjten në rend dite të KE-së

Njohësit e procesit optimistë për një vendim pozitiv
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Në prezantimin e paketës së zgjerimit 2022 nga Komisioni Evropian të mërkurën, komisioneri Varhelyi kërkoi konstruktivitet nga Kosova në procesin e dialogut, kurse për Serbinë tha se ka bërë lëshime në proces, duke përmendur çështjen e letërnjoftimeve. Ai përsëriti qëndrimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën./21Media

Back to top button