Liberalizmi i vizave temë diskutimi edhe nga drejtorët e policëve

Në vazhdën e takimeve të realizuara në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ka realizuar edhe takimin e radhës tani me Fernand Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar si dhe luftimi i kontrabandës.
“Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma
në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button