Libra për bibliotekën e Lipjanit
Nga fondi donator prej 5 mijë librash për bibliotekat e Kosovës si dhe qendrat shkollore, i mbështetur nga farmacisti M. Abdullahu, Bibliotekës komunale të Lipjanit sot iu dorëzuan 50 libra (romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Dosja B”, “Mona” dhe “Rrushja” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania – antika, mesjeta”).
Me këtë rast, autori theksoi se veprimtaria donatore është më se e nevojshme se kurrë, ngaqë libri, në saje të anashkalimit të tij, dje, po edhe sot, nga pushtetarët e etshëm për pushtet jashtë çdo interesi për vlerat shpirtërore si dhe politikanët e interesuar që krijuesit t’i sjellin në gjendjen e padinjitetshme të apologëve dhe vasalëve, prej kohësh ka mbete në periferi të veprimtarisë kulturore, gjë që ka ndikuar që procesi i akulturimit të përfshijë gjeneratat e reja, të cilat me lehtësi, në rrethanat e rrënimit të sistemit të vlerave, shpronësohen edhe nga vetëdija e të qenit qytetarë të lirë dhe përgjegjshëm për fatin e tyre…/21Media